Zina Vukçaj – Prodhues

Produkte Natyrale Kelmendi

Zina Vukçaj

Mob. +355 69 69 43 10 920

Zina Vukçaj është një prodhuese e mirëfilltë e produkteve të zonës së Kelmendit. Zina është nga fshati Tamarë dhe prej vitesh merret me përpunimin e frutave të pyllit, të cilat me shumë mjeshtëri i kthen në reçelra  dhe lëngje shumë të shijshëm, por mbi të gjitha shumë të shëndetshëm. Tashmë Zina është shumë e njohur për prodhimin e lëngut të shegës së egër, e cila ka veti të shumta kuruese.

Disa nga vlerat e shegës së egër:

  • Shuan etjen;
  • Rrit oreksin;
  • Ka efekt pozitiv në sistemin nervor, duke i dhënë freski mendimit të njeriut;
  • Shega njihet edhe si fruti i bukurisë, ku përdoret gjerësisht për heqjen e njollave dhe rrudhave të fytyrës;
  • Shega është e pasur me kalium, hekur dhe vitaminat A,C,E.

Shega e egër është shumë e përhapur në Kelmend. Ajo rritet në mënyrë natyrale dhe simbolizon fatin dhe pjellorinë. Ky frut quhet ndryshe edhe mbretëresha  e frutave. Tashmë lëngu i shegës së egër është produkt i “Arka e Shijes”, katalogu i Slow Food pë ruajtjen e biodiversitetit në botë.

Nuk mbetet gjë tjetër përveçse t’ju ftojmë të shijoni produktet e mrekullueshme natyrale të Zinës dhe lëngun magjik të shegës.

Ju sigurojmë se do mbeteni të kënaqur!

Lista e Produkteve

  • Lëng shege dhe boronice.

About Author

admin