Vineyard Mani
Vreshtari Mani me një sipërfaqe prej 2,2 hektarë ndodhet në fshatin Gruemirë të njësisë administrative Gruemirë, pak minuta nga qyteti i Shkodrës. Pronari Fatjon Mani për shumë vite emigrant jashtë vendit, është kthyer prej 3 vitesh dhe ka vendosur që kursimet e tij të emigrancionit ti investojë ne vendin e tij të lindjes. Familja e tij përbëhet nga ai, nëna dhe e fejuara.
Përvec pasionit për prodhimin e verës dhe rakisë, por duke parë edhe rrijtjen e biznesit vit pas viti Fatjoni këtë vit po ndërton një kantinë në afërsi të vreshtës. Ku nga ballkoni i saj mund të shijosh një gotë verë dhe pamjen e mrekullueshme që të ofron ndërtesa, të vreshtës dhe të zonës perrëth.
Vera e prodhuar nga vreshtari Mani është e një cilësie të lartë. Llojet e rrushit që kultivohen në vreshtari Mani janë kallmet dhe mërlot, po ashtu variojnë edhe llojet e verës të prodhuar aty. Tashmë Fatjon ka krijuar një rrjet të besuar ku mund të tregtojë verën.
Tek vreshtaria turitstët mund të bëhen pjesë edhe e vjeljes se rrushit dhe procesit të shtypjes së tij me metoda tradicionale.
Në të ardhmen mendon të shtojë edhe më shumë sipërfaqen e vreshtës dhe të rrisë biznesin në përgjithësi, gjë e cila do të ketë impakt edhe tek zona.
Përvec vreshtarisë, Fatjoni është shumë i apasionuar edhe pas sportit te hiking ku ka ushtruar disa herë rolin e guidës të cilin në të ardhmen mendon ta kthejë në profesion.
Adresa: Gruemire, Malësi e Madhe
Cel: 0672889009
IG: Vineyard Mani
Fb: Vineyard Mani