UJËVARA E SLLAPIT

Në Kelmend është një vend që quhet Selcë. Në atë vend ndodhet një ujëvarë që quhet  ujëvara e Sllapit, që buron nga liqeni i Rikavecit, i cili ndodhet në Mal të Zi. Kjo ujëvarë ka dhe një legjendë.

Një familje e varfër nga Selca dërgon djalin shërbëtor tek një familje e pasur në Mal të Zi, ku djali fillon punë si bari delesh. Djali, pasi e dinte se familja e tij s’kishin asnjë të ardhur, mendoi t’i ndihmonte në këtë mënyrë: Për çdo festë ai merrte nga një dele dhe e hidhte në liqenin e Malit të Zi dhe delja vinte direkt e tek ujëvara e Sllapit, të cilën e prisnin familjarët e djalit në Selcë. Kështu bëri ai për disa vite derisa një ditë pronarët e diktuan çfarë bënte. Në festën e rradhës, pronarët e morën djalin, e mbytën dhe e hodhën në liqen. Familjarët si gjithmonë kishin dalë të prisnin delen, por kësaj rradhe në vend të deles ju erdhi djali i vdekur.

About Author

admin