Trofta e egër

Trofta e egër

Trofta e egër e njohur ndryshe edhe si “trofta me pika të kuqe”, në zonë njihet me emrin  “trofta e Cemit” për shkak se gjendet në lumin Cem. Ndryshe nga llojet e tjera të troftave, trofta e egër e Cemit ka  ngjyrë të kafet në të gjelber që bie në kontrast me pikat e kuqe të shpërndara nëpër lëkurën e saj.
Gjatë viteve te fundit ka patur probleme për shkak të peshkimit pa kriter të troftës dhe si rrjedhojë sasia në lumin Cem është ulur ndjeshëm.
Mirëpo peshkatarët vendas po fillojnë të ndërgjegjësohen dhe të respektojnë sezonin e riprodhimit pasi gjatë verës peshkimi dhe shitja pranë restoranteve të zonës është kthyer në burim të ardhurash për familjet e tyre.
Dy mënyrat e gatimit të troftës së egër janë ajo në zgarë që shërbehet me perime e djath dhe trofta e skuqur.

About Author

laxaro