Syri i Gjonit

Syri i Gjonit

Gjëndet në afërsi të fshatit Grudë Fushë, komuna Gruemirë e Malësisë së Madhe. Burim karstik, që del në kontaktin e shkëmbinjve gëlqerorë të Alpeve Perëndimore me depozitimet kuaternare të Mbishkodrës. Është burim me prurje të madhe. Ka ujë gjatë gjithë vitit. Ujërat e tij përdoren për furnizimin e popullsisë me ujë të pijshëm dhe për ujitje të kulturave bujqësore. Në dalje të burimit formohet një pellg me sipërfaqe mbi 50 – 60 m², me bimësi ujore të pasur. Ka vlera shkencore (hidrologjike), didaktike, estetike, turistike dhe ekonomike. Vizitohet sipas intinerarit: qyteti i Shkodrës – Vrakë – Grudë Fushë.

About Author

laxaro