Si të arrijmë

Si mund të arrihet

*Distancat janë llogaritur për në qendrën e M.Madhe, qytetin e Koplikut

*Të gjitha rrugët e shënuara janë të asfaltuara dhe lehtësisht të aksesueshme me makinë.

  • Nga ajri.
  1. Aeroporti “Nënë Tereza” i Tiranës – 104 km
    Nga aeroporti mund të bëhet rruga direkt me makinë,  taksi,  ose mund të merrni edhe makina me qera aty pranë aeroportit. Gjithashtu mund te shkoni edhe në Tiranë, e nga aty të merrni linjën e autobusit te Shkodrës, dhe më pas nga Shkodra në Koplik me furgon.
  2. Aeroporti i Podgoricës, nga Mali i zi – 48 km
    Nga aeroporti mund të vini me makinë ose taksi, por ka edhe linjë autobuzi për në Shkodër në orar të caktuar.
  • Nga uji.
  1. Porti i Durrësit – 125 km
    Nga porti i Durresit mund të vini direkt me makinë, taksi, linjë autobusi (një orar) për në Shkodër, ose edhe me trenin Durrës-Shkodër, i vjetër por akoma funksional, vetëm se udhëtimi zgjat rreth 4 orë. Gjithashtu ka linja më të shumta autobusi Durrës-Tiranë dhe nga Tirana mund të merrni një nga autobusët për në Shkodër.
  2. Porti i Vlorës – 144 km
    Nga porti i Vlorës mund të vini direkt me makinë, taksi ose linjë autobusi (një orar) për në Shkodër. Mund të shkoni edhe në Tiranë me një nga linjat e shumta të autobusit dhe nga Tirana në Shkodër me autobus.
  3. Porti i Shëngjinit – 63 km
    Përdoret kryesisht për anijet jo shumë të mëdha. Nga Shëngjini në Lezhë, qyteti më i afërt, 7.5 km, mund të shkohet me linjat e shumta të autobusit, me makine ose taksi. Më pas ka linjat e furgonit Lezhë-Shkodër. Ka edhe linjën e trenit që bën rrugën Durrës-Shkoder por që ndalet edhe në stacionin e Lezhës.
  4. Porti i Bar, Mal i Zi – 68 km
    Mund të vini prej aty me makinë ose taksi, ose mund të shkoni në qytetet me të afërta ku ka linja autobusi direkte për në Shkodër, Ulqin 28 km dhe Podgoricë 53 km.
  • Nga toka.
  1. Shkodra – 19 km
    Mund të vini me makinë, taksi ose nëpërmjet linjave të rregullta të furgonave në stacionin në lagjen Rus.
  2. Tirana – 119 km
    Mund të vini me makinë, taksi ose nëpërmjet linjave të rregullta të autobusave në stacionin e autobusave “Zogu i zi” të Tiranës.
  3. Podgorica – 42 km
    Mund të vini me makinë, taksi ose nëpërmjet linjeë së autobusit për Shkodër.

Në qoftë se vini me makinë nga Mali i Zi, vendkalimet kufitare për të hyrë në Shqipëri janë si më poshtë :

  1. Pika doganore e Muriqanit – 34 km
    Mund të vini me makinë ose taksi
  2. Pika doganore e Hanit të Hotit – 17 km
    Mund të vini me makine ose taksi
  3. Pika kufitare Vermosh – 79 km
    Mund të vini me makinë, taksi, ose linjën e vetme të furgonit nga Vermoshi. Kjo pikë kufitare rakomandohet për ju që keni pasion udhëtimin me motoçikletë, pasi ka pamje mjaft piktoreske gjatë gjithë rrugës dhe njëkohesisht nuk ka trafik , duke qënë se është më pak e frekuentuar nga makinat.

 

Lista e kontakteve për transport për t’u spostuar në brendësi të Malësisë së Madhe:

Nr. Emri Destinacioni Nr. Tel Kapaciteti
1 Malësia  Travel Koplik-Shkodër Koplik 067 2228333 30 persona
2 Brahim Cafi Koplik-Shkodër Koplik    Koplik-Tiranë-Koplik 068 2811392 30 persona
3 Robert  Bunjaj Selcë-Shkodër-Selcë 069 3165221 14 persona
4 Pjetër Qosaj Tamare-Koplik-Tamare 069 2844384 16 persona
5 Leonard Lumaj Vermosh-Shkodër-Vermosh 069 3030733 19 persona
6 Aleksandër Vruçaj Dedaj-Koplik-Dedaj 068 2422663 8 persona
7 Luigj Gega Bogë-Shkodër-Bogë 069 3504437 15 persona
8 Anton Markaj Dedaj-Shkodër-Dedaj 068 6451512 15 persona
10 Çel Toskaj Egç-Shkoder-Egç 067 3772420 15 persona
11 Ramazan Duli Brenda-Jashtë vendit 068 2356592/ 067 3014343  4 persona