Shpella e Pucit

Shpella e Pucit

Kjo shpellë gjendët në fshatin Bogë, në shpatin verior të malit të Çardakut, në lartësinë 1087 m mbi nivelin e detit. Përbën një labirinth të vërtetë, me disa kate, me mbi 5 km gjatësi të mjediseve të saj dhe 370 m thellësi. Rradhitet në shpellat me të mëdha dhe më interesante të Europës. Është shpella më e thellë në Shqipëri dhe është pjesë e monumenteve të natyrës shqiptare. Ajo lidhet me shpellën e Husit me një galeri horizontale 275 m të gjatë dhe më pas vazhdon si një shpellë e veçantë, në fillim në formën e një pusi të madh vertikal, i cili në gjysmë thellësinë e tij degëzohet anash. Pjesa qendrore e shpellës është më interesante. Ajo përbëhet nga pesë kate, që lidhen me njeri tjetrin me puse vertikale dhe galeri të pjerrta, duke formuar kështu një labirinth të vërtetë, në të cilin e ke tepër të vështirë që të orientohesh. Këto janë mbushur me konkrecione kalciti me bukuri të rrallë. Në vazhdim të shpellës katet reduktohen në një galeri të vetme që zbret gradualisht deri në thellësinë 355 m. Shpella nuk është eksploruar deri në fund. Hyrja dhe eksplorimi në këtë shpellë rekomandohet vetëm për speleologë.

 

About Author

laxaro