Shpella e Njerëzve të Lagur

Shpella e Njerëzve të Lagur

Gjendet në fshatin Bogë, në shpatin juglindor të malit të Çardakut, në lartësinë 2050 m mbi nivelin e detit. Kjo shpellë ka zhvillim kryesisht vertikal, me puse apo oxhaqe të shumta, që ndërthuren me galeri horizontale. Me këtë ndërthurje ajo zbret deri në thellësinë 347m (pjesa e eksploruar), duke shënuar kështu zhvillimin më të thellë vertikal të njohur deri tani në vendin tonë dhe njëkohësisht renditet ndër shpellat më të thella në Evropë. Në galeritë horizontale ka konkrecione të shumta kalciti me bukuri të rrallë. Deri tani janë eksploruar vetëm rreth 2 km të korridorit kryesor të saj dhe ende nuk janë ekploruar as degëzimet. Shpella ka vlera shkencore, didaktike dhe turistike. Eksplorimi i saj u krye nga grupi speleologjik i San Marinos dhe Breshias në bashkëpunim me SHDShSSH

About Author

laxaro