Sherbela

Sherbela në Malësinë e Madhe është një ndër bimët jo vetem me vlera të larta mjekësore, por edhe tregtare.
Kjo bimë që i përket familjes  Lamiaceae, rritet deri në gjatesinë 50 cm dhe përshtatet në të gjitha llojet e tokave. Korrja për sezonin e parë bëhet në Korrik ndërsa sezoni i dytë i korrjes është në muajt Tetor dhe Nëntor.
Sherbela ka veprim antibakterial dhe antikërpudhor, freskon dhe forcon, ndihmon kundër dhimbjeve dhe temperaturës,  gjithashtu mund të reduktojë nivelin e glukozës në gjak, gjë që e bën të dobishme per diabetiket.

About Author

laxaro