Rrok Bujaj – Prodhues  

Produkte Natyrale dhe Bimë Mjekësore

Rrok Bujaj: Prodhues  

Mob:  +355 69 22 33 587

E-mail: rrok.bujaj@gmail.com

Facebook: Rrok Bujaj

 

Rrok Bujaj  është një prodhues nga fshati Tamarë, i cili ka mbi 15 vjet që merret me përpunimin e produkteve tipike tradicionale të Kelmendit. Duke përpunuar frutat që dhuron natyra në këtë luginë mund të provoni shijen e pasur dhe freskinë e tyre. Disa nga produktet më të veçanta janë: boronica, thana dhe sanza, që i japin një shije të pakrahasueshme rakisë së rrushit dhe asaj të kumbullës. Përveç shijes unike këto fruta njihen edhe për vetitë e tyre kuruese.

  • Boronica njihet gjerësisht  për vlerat e larta ushqyese, si edhe për vlerat kurative, ndihmon në shtimin e rruazave të gjakut dhe në mirëfunksionimin e trurit, ka efekt anti- diabetik, mbron sytë dhe lëkurën.
  • Thana njihet për vetitë e saj kuruese për sëmundjet e lëkurës, dhimbjet e kyçeve, si edhe për çrregullimet metabolike.
  • Sanza përmirëson funksionin tretës të organizmit, shton sekretimin e lëngut gastrik dhe gjallëron veprimin e organizmit, si edhe ndikon në normalizimin e rrahjeve të zemrës.

Në punishten e Z. Rrok mund të gjeni komposton tepër të veçantë të thanës, reçelin dhe likerin e boronicës , që do të pasurojnë tavolinën tuaj me shijen e frutave të egra.

Lista e produkteve

  • Liker: boronice, arre, thane.
  • Lëng: boronice, thane.
  • Raki thane, raki me: sanza, boronicë, trëndafil i egër, dëllinjë e zezë.
  • Shurup manaferre.
  • Reçel: boronice, manaferre.
  • Komposto: thane, ftoi.
  • Sanza; Boronicë e thatë; Trëndafil i egër; Lule bliri; Çaj mali; Sherebelë mali, etj.

About Author

admin