Pusi i Gjek Markut
Pusi i Gjek Markut
Gjendet në malin perëndimor të Bogës, një pus pafundësisht i thellë, nga gryka e të cilit del një ajër shumë i ftohtë. Ka formen e një boshti vertikal rreth 232m thellësi (e eksploruar). Ka një shkëmb shumë të madh përbri Shpellës.
Gjek Marku (një banor i fshatit Bogë) ka rënë brenda në këtë pus gjigand, prandaj ka marrë këtë emër.