Patatja e Kelmendit    

Historikisht zona e Kelmendit nuk e ka patur të lehtë që të sigurojë “bukën” për shkak të sipërfaqës tepër të kufizuar të tokës bujqësore, e cila zë vetëm 3 % të sipërfaqes së komunës.    Ajo përbëhet nga parcela shumë të vogla të cilat janë të shpërndara në copëza mjaft të vogla . Mesatarisht fermerët kanë 0,20 ha tokë, ndërsa për frymë të popullsisë vetëm 0,048 ha, duke shënuar nivelet më të ulta në vend.

Në sipërfaqet që disponojnë, banorët e zonës kultivojnë kryesisht misër, fasule, patate dhe pak perime. Në sipërfaqen e kufizuar kultivohen bimët foragjere, perimet zarzavatet, misri. Në Vermosh dhe Lëpushë,  pjesa më e madhe e tokës kultivohet me patate. Vetëm patatja tregëtohet, ndërsa prodhimet e tjera bujqësore janë vetëm për konsum vetiak. Patatja e Kelmendit është shumë e veçantë në shije dhe është shumë e kërkuar në treg.

 

Kontakte:

Gjystina Grishaj – Lepushe/ (viber, watsapp)

Rrok Bujaj – Tamare/ 069 223 3587

About Author

admin