Mishi i thatë

Mishi i thatë

Një nga mënyrat tradicionale te ruajtjes së mishit në zonën e Kelmendit është ajo e e tharjes.
Për tharje përdoret kryesisht mishi i derrit, rracë e cila është kryqëzim mes rracës lokale dhe asaj të Malit të Zi.
Periudha më e përshtatshme për tharjen e mishit është gjatë muajve Nëntor-Dhjetor kur bëhet edhe therja e derrave në familjet e zonës.
Procesi i tharjes dhe tymosjes së mishit zgjat rreth një muaj.
Pas therjes së derrit, për tharje përdoren brinjët, kofshët, shpatullat dhe pjesë te tjera tuli.
Fillimisht mishi i njomë vëndoset në enë druri dhe mbulohet nga një shtresë kripe e trashë. Sipër vëndosen gurë mesatar lumi pesha e të cilëve mundëson kullimin e lëngjeve në fund të enës dhe përgatitjen për tharje. Pasi është lënë nën peshën e gurëve për 20 ditë, mishi është gati për tharjen dhe tymosjen.
Tharja bëhet për 3-4 ditë në një ambjent pa lagështirë, gjysëm të hapur me lartësi 3-4 metër. Ndërsa për tymosjen ambienti duhet të jetë i mbyllur dhe në kontakt të vazhdueshëm me tymin e druve të lisit, manit apo shegës.Ky është hapi i fundit dhe zgjat 2 ditë. Pas tymosjes mishi ruhet në ambient të thatë dhe konsumohet në vazhdim si meze ose si përbërës i gatimeve të tjera.

About Author

laxaro