Maza e Çaprës

Maza e Çaprës

Maza e çaprës është produkt bulmeti gjerësisht i përgatitur dhe i konsumuar në fshatrat e Kelmendit.
Banorët thonë se përgatitja e mazës daton rreth 400-500 vite më parë.
Tradicionalisht është përdorur lëkura e kecit ose qengjit (çapra) për ruajtjen e mazës, mirëpo ka rreth 25-30 vite që ruajajtja ka filluar të bëhet në enë plastike e rrallë herë në enë druri edhe për arsye prakticiteti.
Për përgatitjen e mazës përdoret qumështi i deles dhe lopës apo i dhisë dhe lopës në varësi të kafshëve që mbarështon secila familje. Periudha kur prodhimi është më i madh është ajo e pranverës dhe verës pasi kullotat janë më të bollshme dhe qumështi me i yndyrshëm.
Pasi të zihet dhe të ftohet qumështi, mblidhet ajka në sipërfaqe te enes, të cilës i shtohet pak kripë. Ky proces përseritet cdo ditë pas cdo të mjele derisa të arrihet sasia me të cilën mbushet ena ku maza do të stazhonohet dhe ruhet.
Maza ruhet në ambient të freskët e të thatë dhe konsumohet gradualisht gjatë muajve të dimrit.

About Author

laxaro