Lëngu i shegës

Lëngu i shegës

Kelmendi ka plot shega të egra kudo anës rrugës nga Grabomi deri në Selcë. Lëngu i shegës përgatitet nëpër familje , por edhe nga prodhues që e tregtojnë jashtë zonës.
Periudha në të cilën prodhohet është gjatë muajit tetor kur shegat janë gjysëm të hapura nga pjekja.
Masa ideale për përgatitjen është 1 kg kokrra shege me 2 kg sheqer.
Kokrrat e shegës përzihen me sheqerin në një enë dhe lihen për rreth 10 ditë duke i trazuar herë pas here me një luge druri .
Pas ditës së 10-te bëhet filtrimi dhe lëngu i pastër ruhet në shishe qelqi i mbyllur hermetikisht.
Konsumohet duke u përgjysmuar me ujë.

 

About Author

laxaro