Legjenda e Gruemires

Legjenda e Gruemires

Emri i kësaj komune mban emrin nga një fshat në qendër të kësaj komune i quajtur Gruemirë emri i këtij fshati vjen nga një grua e mirë e cila po mbushte ujë tek pusat e asaj kohe që ndodheshin afër kroit në veri të fshatit Gruemirë. Ndërsa kalonin disa udhëtar të lodhur nga udhëtimi i kërkuan ujë nga bulera e saj por në atë kohe ishte verë e thatë dhe pusat kishin shumë pak ujë ndonëse vetëm atë ujë kishte pas i sqarojne se ishin në një fshat tjetër në verilindje të fshatit Gruemire sot i quajtur Grudë-Fushë dhe i kërkuan ujë pasi ishin të etur një gruas që po mbushte ujë dhe ajo ua mohoi biles i gjuajti me gur. Pasi i dëgjoi këto fjalë gruaja e mire u dha ujë të pinte pastaj udhëtarët thanë për fshatin e asaj gruas që nuk u dha ujë të pinte që ështe fshati i gruas të keqe sot i quajtur (Grudë) ndërsa për fshatin e gruas të mire që u dha uje të pinte e quajtën fshati i gruas së mirë. Që në atë kohë emri i kësaj zonë mbeti emri Gruemirë. Emri i zonës apo katundit ndeshet në kadastratrën e Venedikut të shek. XV si Gruemirë.

About Author

laxaro