Lavanda

Perveç aromës  karakteristike, kultivimi i  Lavandës mundëson “transformimin”në ngjyrë vjollcë të pjesës fushore në Malesinë e Madhe  gjatë  periudhës së lulezimit e cila varion nga muaji Qershor deri në Korrik.
Lavanda kërkon tokë jo shumë të lagësht, jo shume të pasur me humus dhe të ekzpozuar ndaj diellit (zallishte).
Procesi i vjeljes dhe i tharjes kërkon kujdes, pasi lulesat në këtë bimë janë shumë delikate dhe mund të humbasin ngjyrën nëse këto dy procese nuk bëhen sic duhet.
Është pikërisht lulja përbërësi kryesor që përdoret në kozmetikë, parfume, qirinj aromatikë etj.
Përveç produkteve kozmetike dhe vajit, lavanda është shumë e njohur edhe për mjaltin, që shquhet për vlerat ushqyese.

About Author

laxaro