Kisha e Shën Gjonit ne Rrash-Kullaj

Kisha e Shën Gjonit ne Rrash-Kullaj

Ndodhet në fshatin Rrash-Kullaj, jo shumë larg nga Gruemira. Kisha njihet si objekt i shumë i vjetër, mbi 1 mijë vjeçar . Ky objekt është vend i shenjtë ku vizitohet nga mijëra pelegrin dhe  ka të njëjtat vlera me Kishën e Lacit.

Rrënojat e një Kishe apo Manastiri që shohim sot në afërsi të fshatit Hysaj (Grue­mirë), dikur janë njohur si një ndër objektet e rëndësishme të qytetërimit e besimit Kristian (Katolik). Këtu dikur sipas gojëdhënave e dokumenteve të ndryshëm ka qenë Kisha e Shën Gjonit, ku shpesh për nga madhësia e ndërtimit e veçanërisht e funksionit që kryente quhej Manastiri i Shën Gjonit, dhe i përkiste Rregullit Benëdiktin. Sipas dokumenteve që gjenden sot Kisha apo Manastiri i Shën Gjonit ka një moshë rreth 900 vjeçare. Pikërisht për një moshë kaq të madhe “tregon” edhe Libri i Ermanno Armaos ; Vende, Kisha, Lumenj, Male e toponime të ndryshme të një harte të lashtë të Shqipërisë Veriore. Për të konkretizuar ketë në nga faqja   140 e librit po “citojmë” :…Kisha dhe kuvendi të shpien në kohë të largëta. Një dokument i parë i vitit 1166 përmend abatin e kishës Sancti Johannis (Shën Gjonit në Rash të Poshtëm). Abacia gëzonte sipas kohërave mbrojtjen e princërve….dhe (më vonë) të Republikës Venedikasve…” Albanologu kroat Milan Shuflaj shkruan se në këmbët e malit te Maranaj, në fushën e Shtojit (Strilaleo) ishte abacia e Shën Gjonit.

About Author

laxaro