Kelmend

Njësia Administrative Kelmend – Malësi e Madhe

Në fillim të shekullit të njëzetë Edith Durham, një ekploruese e re britanike, u ndje e tërhequr nga Malësia e Madhe, toka e Shqipërisë Veriore. Mes shumë vështirësive u josh nga bukuria e një kulture të lashtë por që mbizotëron edhe sot, “the land of the living past” (vendi i të kaluarës që jeton). Kelmendi, zona më e izoluar dhe e virgjer e Malësise e Madhe do t’ju bëjë të shijoni peisazhe mbresëlenëse, një natyrë të paprekur dhe zbulimin e traditave dhe zakoneve të ruajtura ende të gjalla.

Fshatrat i përshtaten cdo lloj nevoje dhe janë të pasura me shumë “thesare” për t’u zbuluar: paqe e qetësi për familjet, mikpritje në shtëpitë tradicionale të përshtatura në bujtina, kuzhinë të mirëfilltë tradicionale për shijuesit e mirë të ushqimit bio dhe të produkteve tipike, natyrë të paprekur për të apasionuarit pas saj, male të pjerrëta për ata që janë ne ndjekje të aventurës. Udhërrëfyes vendas, të kujdesshëm dhe të përgatitur, do t’ju shoqërojnë në zbulimin e këtyre vendeve mahnitëse.

E gjithë kjo e shoqëruar me harmoninë e kelmendasve, të cilët e kanë mikpritjen një ligj të shenjtë të pacënuar ndër vite, dhe kjo në fillim të shekullit të kaluar bëri që gruaja e re të dashurohej me Veriun e Shqipërisë.

Kelmendi është një rajon malor i vendosur në pjesën veriore të Republikës së Shqipërisë dhe ka një popullsi prej rreth 6,000 banorësh. Eshtë një nga vendbanimet më të mëdha të njësisë administrative të Malësisë së Madhe, me një sipërfaqe prej 353 km². Rajoni është i përbërë nga tetë fshatra: Tamarë, Brojë, Kozhnjë, Vukël, Nikç, Selcë, Lepushë dhe Vermosh, dhe kufizohet me Shkrelin, Kastratin, Shalën, Margegaj (Tropojë) dhe Malin e Zi.

Kelmendi është banesë disa prej peizazheve më mbresëlënëse në Alpet Shqiptare. Natyra e bukur, mikpritja e njerëzve dhe ushqimi i shijshëm vendas do ta bëjnë vizitën në këtë rajon një përvojë të paharrueshme.

Sot vizitorët mund të gjejnë shumë struktura pritëse tradicionale nëse dëshirojnë të qëndrojnë më gjatë për të shijuar aktivitete të ndryshme në natyrë ose të marrin pjesë në festime kulturore në Tamarë, Nikç, Qafë e Predelecit, Lepushë dhe Vermosh.

Që nga 2015, kjo zonë është bërë gjithashtu lehtësisht e arritshme, falë një rruge të bukur panoramike që e lidh këtë zonë dikur të largët me Koplikun, qendrën administrative të Malesisë së Madhe, si dhe me Shkodrën dhe pjesën tjetër të vendit.

 

FSHATRAT

Fshati Tamarë është qendra administrative e rajonit të Kelmendit. Ndodhet në një lartësi prej 280 m mbi nivelin e detit, pikërisht aty ku konvergjencohen degët e lumit Cem. Ka një qendër të vogël mikpritëse të sapo rinovuar, ku turistët mund të gjejnë një pikë informacioni turistike, një treg dhe pak restorante.

Fshati Lepushë, ndodhet në një lartësi prej 1.200 m mbi nivelin e detit, konsiderohet si kryevepra e natyrës së Kelmendit. Është emëruar pas një bime me lule të verdhë tipike për këtë zonë. Lepushë është e njohur në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj falë eventit të saj më prestigjioz, të quajtur “Logu I Bjeshkeve”, një festë e lashtë e përvitshme që mund të përshkruhet si një “konkurs bukurie” tradicionale. Ajo shtrihet në një luginë të butë të mbuluar me gjelbërim afër të ashtuquajturave “Bjeshkët e Namuna”, prej nga burojnë legjenda dhe vargje epike të shumta si “Këngët e Luftëtarëve të Kufirit”.

Fshati Vermosh shtrihet në pjesën më të largët veriore të Shqipërisë, në një lartësi prej 1.000 metrash, në kufirin me Malin e Zi. Peisazhet natyrore të saj mahnitëse janë akoma të paprekura nga turizmi masiv. Shtrihet në një luginë të Alpeve Shqiptare, përgjatë lumit me të njëjtin emër. Vermoshi është gjithashtu i njohur për praninë e më shumë se 30 llojeve të ndryshme bimësh medicinale dhe endemike.