Kecla mishi

Kecla mishi

Zona e Kelmendit historikisht ka qenë një zonë që përvec kafshëve të tjera është marrë edhe me mbarështimin e derrave.
Duke qënë e tillë, mishi i derrit ka zënë gjithmonë një vend shumë të rëndësishëm në tryezën e Kelmendasve .
Për të përgatitur keclat që në dialekte të tjera njihen edhe si zhigla, përdoret pjesa më e trashë e mishit të derrit e përbërë nga shumë mish i kuq dhe pjesa tjetër mish i bardhë.
Mishi pritet në copa të vogla (rreth 10 cm), skuqet për 5 minuta dhe ruhet në një enë të thellë duke e mbuluar me pjesën e shkrirë të dhjamit (Ushuj), në mënyrë që të mos marrë ajër dhe të jetë i konsumueshëm gjatë muajve të dimrit.

Keclat  mund të konsumohen si të tilla ose si pjesë përbërëse e gatimeve të tjera që përgatiten në zonë, sic janë grosha me mish, lakrat me mish, kacimaku etj.
Kjo është një metodë shumë e vjetër e ruajtjes së mishit në Kelmend.

About Author

laxaro