Kastrat

Njësia Administrative Kastrat – Malësi e Madhe

Njesia Aministrative Kastrat ndodhen në veri të Republikes së Shqipërisë, në kufi me Malin e Zi. Sipërfaqia e Kastratit është 133 km2 nga të cilat 72 km2 eshtë zonë e ulet dhe 57 km2 zonë malore. Ka një popullësi prej 11.800 banorësh. Territori administrativ i Kastratit është i përbërë nga Qyteti i Bajzës dhe Fshatrat; Ivanaj, Aliaj, Gradec, Hot, Jeran, Pjetroshan, Rapshë, Vukpalaj, Premal, Goraj-Budishtë, Kastrat, Bratosh.

Njesia Administrative Kastrat ka një shtrirje heterogjene territoriale duke filluar nga bregu i Liqenit të Shkodrës deri tek kullotat alpine. Kjo shtrirje e madhe gjeografike e bën të ketë zonë të pasur me bimësi të shumëllojshme. Bimësia ujore karakerizohet kryesisht nga këto lloje: lëpusha, kacirami, xunga, kallmi. Në breg të liqenit rriten shelgu, mrina, frasheri i ujit. Në zonën paramalore dhe malore rriten shkurret dhe dushqet ku me karakteristiket janë sherbela, shkoza, lisi, frashëri, thana, krekëza, kumbulla e egër, qershia egër, gorrica, molla e egër, lajthia, arra. Në zonë e bjeshkë rriten kryesisht ahu, pisha, bredhi, dëllinja. Ndër bimët medicinale që rriten në këtë zonë perveç sherbelës, e cila gjendet më me shumicë, rriten edhe trumza, kamomili, mullaga, lulëkuqja, salepi, çaj mali, luleshtryllja, manushaqja, thundërmushka, xhirokulli.

Kastrat ka mundësi të mira për zhvillimin e turizmit. Pjesë të ndryshme të territorit të saj janë të pasura me bukuri natyrore mjaft tërheqëse. Pjesa më e favorshme për zhvillimin e turizmit është bregu i liqenit te Shkodrës dhe në mënyre te veçantë Syri i Sheganit dhe Syri i Zi nga të cilët buron ujë shumë i ftohte, si dhe pjesa shkëmbore e malit përgjatë një pjese të bregut tij kryesisht në fshatin Gashaj. Këtu mund të zhvillohen sporte ujore.

Gjurmët e banimit në territorin e Njesisë Administrative së Kastratit datojnë që nga periudha të hershme para erës së re. Studimet historike dhe arkeologjike si ato të Kalasë së Marshejit, të Shpellës së Shkurtajve, të Shpellës së Bajrakut, tumulet dhe Gomilat e ndryshme dhe mjaft pika të tjera, si dhe studimet etnologjike tregojnë qartë origjinën ilire të banorëve të kësaj Njesie Administrative. Banorët e kësaj zone u shquan si luftëtarë trima e drejtues lufte të zotë. Sipas hisyorisë Kastrati përfshihet në principatën e Balshajve. Themelues i kësaj principate njihet Balshë Plaku, e më vonë tre djemtë e tij : Strazimiri, Gjergji I dhe Balsha II. Ka versione që preardhja e Balshajve është nga lagje që ndodhen brenda Kastratit siç është fshati Balaj, Bajzë apo Balzë. Vetë fjala Kastrat rrjedh nga fjala që përcakton vendin e luftërave e të qëndresës si caster, kështjellë, kala.

Në gjysmën e dytë të shekullit të XVIII territori i Kastratit dhe Hotit bën pjesë në bashkimin territorial të Pashallëkut të Shkodrës (1796-1831). Gjatë gjithë kohës së pushtimit turk burrat e kësaj treve ishin drejtues dhe pjesëmarrës në luftëra të shumta për fe dhe atdhe.

Historia e Kastratit zhvillohet hap pas hapi me krijimin e shkollës së parë në vitin 1901 në Bajzë. E më vonë shohim zhvillimin e arsimit të përgjithshëm në fshatrat e tjerë të komunës. Kontribut të madh në zhvillimin kulturor dhe shoqëror të Komunës kanë dhënë Kisha e Katundit (Kastrat) në vitin 1600, Kisha e Bajzës në vitin 1889 dhe ajo e Brigjes në vitin 1800.