Kantina Kopliku

Kantina Kopliku ndodhet ne afersi te qytetit te Koplikut. Eshte nje biznes qe ka filluar rreth 14 vite me pare nga Z. Shaqir Hysa dhe familja e tij (Znj. Aferdita, gruaja e tij dhe dy djemte Fatbardhi dhe Luani). Gjate ketyre viteve Z.Shaqir dhe Znj. Aferdita kane punuar qe te prodhojne vere cilesore, e tashme edhe e vjeteruar, pasi ketu mund te gjejme vere 7- vjeçare. Ne kete kantine prodhohen vera kallmet, trebiana dhe barbera. Po ashtu ofrohen likerna, raki. Qe kur eshte ndertuar kantina, eshte planifikuar qe ne katin e pare te saj te prodhohet dhe te ruhet vera, ndersa ne katin e dyte te sherbehet, e shoqeruar me produkte te zones, sic eshte proshuta e thare, djathi i bardhe ose kaçkavall, duke vleresuar keshtu zonen e duke i shtuar shijen veres, sidomos asaj kallmet qe ze vendin kryesor ne Kantinen Kopliku. Tashme, siç e shohim edhe kati i dyte i kantines eshte i perfunduar dhe gati per te mikepritur turiste te zones e miq te veres se mire qe deshirojne ta shijojne ate ne ajrin e paster te vreshtave, perballe liqenit, nje pamje e mrekullueshme, sidomos ne perendim te diellit.

Shaqir ka ne zoterim disa hektare vreshta, te cilat mendon ti shtoje pasi edhe kerkesa per vere cilesore po rritet.

Se fundi, Kantina Kopliku eshte pjese e markes etike “Made with Italy” e iniciuar nga Kooperacioni Italian, si brand i garancise ne cilesine e produktit, e si identifikim i produktit lokal bio.

Duke qene ne qender te Malesise se Madhe, por edhe midis dy rrugeve qe shkojne ne Kelmend e Shkrel, turistet kane mundesi te bejne nje ndalese te kantina Kopliku e te njihen me vlerat me te mira qe ofron zona fushore e Malesise tone dhe pastaj mund te vazhdojne udhetimin e tyre drejt maleve, ku i presin te tjera vlera.

About Author

admin