Jardun

Jardun
Jarduni është një produkt gjerësisht i përdorur në zonën e Kelmendit prej vitesh.
Ky produkt pasqyron përdorimin tipik të qumështit të deleve në zonë.
Përgatitja është mjaft e thjeshtë dhe konsiston në këto hapa:
pas mjeljes qumështi i papërpunuar vihet në zjarr të ngadaltë duke i hedhur pak kripë dhe përzihet në mënyrë të vazhdueshme për rreth 20 minuta.

Kur qumështi është në prag të zierjes dhe fillon të trashet, pra ti shtohet dendësia, atëherë do të thotë së Jarduni është gati.
Tradicionalisht periudha më e përshtatshme për përgatitjen e Jardunit ka qënë në muajt korrik-gusht, por në varësi të prodhueshmërisë së qumështit mund të përgatitet e konsumohet edhe gjatë muajve të parë të vjeshtës.

About Author

laxaro