Gjystina Grishaj – Prodhuese

Produkte  dhe Bimë Mjekësore të Kelmendit

Gjystina Grishaj – Prodhuese

Mob: +355 69 34 25 970

Facebook: Gjystina Grishaj

 

Gjystina Grishaj është një përpunuese e frutave të pyllit dhe produkteve të ndryshme që gjenden në fshatin Lepushë. Gjystina ka shumë vite që merret me mbledhjen, përpunimin dhe shitjen e produkteve natyrale të bjeshkëve. Tek Punishtja e Znj. Gjystina do të mund të gjeni produkte të llojeve të ndryshme, cilësore dhe 100 % natyrale, të cilat janë bimë mjekësore, si:

 

  • Çaj mali, i cili përdoret për sëmundjen e gripit, por që mund të pihet në çdo rast.
  • Boronica, e cila njihet për vlerat e saj ushqyese, kuruese dhe përmban vitaminat C dhe A.
  • Salep, Sanzë, Lule balsami, Thundërmushkë, Kërpudha porcini, e shumë produkte të tjera.

 

Në këtë punishte mund të gjeni rakinë e veçantë me shije të ndyshme, si me boronicë dhe sanzë. Gjithashtu nuk mund të mungojnë reçelrat e përgatitura me mjeshtëri me fruta të mbledhura në pyjet e gjelbëruara të Lepushës. Produktet si: shurupe të llojeve të ndryshme, kërpudha dhe komposto janë tregues të shumëllojshmërisë së produkteve në këtë punishte.

 

Ne ju garantojmë se të gjitha produktet janë natyrale dhe nuk përmbajnë asnjë produkt tjetër jashtë origjinalitetit të tyre. Në dyqanin tonë mund të blini produkte të ndryshme, të cilat do t’ju bëjnë të shijoni e përjetoni traditën e vërtetë, të ruajtur ende sot mes maleve, duke jetuar në mënyrë të shëndetshme.

 

Ju mirëpresim në fshatin e mrekullueshëm të Lepushës, ku shija bëhet një me natyrën.

 

Lista e produkteve

  • Salep, boronice, çaj mali, sanza.
  • Reçel boronice.
  • Raki me: sanzë, boronicë, sherebelë.

About Author

admin