Gjovalin Hasanaj

Lloji i aktivitetit: Baxho “Djath Veleçiku”

Tipologjia e produktit/shërbimit: Kaçkavall me boronicë, me arra, me sherbelë, pikant, me erëza 

Fshati: Hot (Njësia Administrative Kastrat)

Rrethi/Bashkia: Malësi e Madhe

Historia: Gjovalin Hasanaj, është një i ri nga Malësia e Madhe, i cili administron baxhon e familjes, aktivitet i filluar prej 11 vitesh. Fillimisht janë përqendruar në prodhimin e djathit tradicional, por falë eksperiencave të përvetësuara nga hollandezët, italianët dhe francezët,  vitet e fundit e kanë zgjeruar gamën e produktit të tyre duke prodhuar një shumëllojshmëri të djathërave, si: djathë i bardhë dhie, djathë i bardhë lope,  djathë me boronicë, me arra, me sherbelë, pikant, me erëza, kaçkavall. Prodhimin Gjovalini e shet pranë baxhos, nëpër supermarkete, si edhe nëpër restorante në të gjithë Shqipërinë.

About Author

admin