Gështenja

Bimë drunore mijëravjecare e cila bën pjesë në familjen Fageceae dhe rritet në zonat malore deri në 1200m mbi nivel të detit, lartësia e kësaj bimë arrin rreth  35-40 m.
Bima e gështenjës është përdorur në kohë te lashta si mielli për përgatitjen e bukës.

Në zonën e Malësisë së Madhe njihet Gështenja e Reçit e cila ka mbi 300 vite e mbjellur në këtë zonë.
Karakteristika kryesore të kësaj gështenje  është diametri që shkon mbi 2m, kryesisht në gështenjat me zgaver në trungun e tyre.
Nisur nga rëndësia e këtyre gështenjave, me vendim të qeverisë të v.1974 Gështenja e Reçit është shpallur monument natyror me vlera shkencore, turistike dhe ekonomike

About Author

laxaro