Gështenja e Reçit

Gështenja e Reçit

E ndikuar nga klima, mikroklima dhe sidomos nga përbërja e tokës, Reçi është e vetmja zonë në Malësinë e Madhe ku rritet fruti i gështenjës, në një sipërfaqe rreth 500 ha, të cilat janë të shtrira në fshatrat Reç, Mosel, Qafëgradë, Repisht e Kokëpapaj. Nga kjo sipërfaqe rreth 350 ha janë gështenjë e vjetër dhe 150 ha janë gështenjë e re që sapo ka filluar të prodhojë. Gështenja e Reçit ka mbi 300 vite e mbjedhur në këtë zonë dhe diametri i tyre shkon mbi 2m, kryesisht në gështenjat me zgaver në trungun e saj. Nisur nga rëndësia e këtyre gështenjave, me vendim të qeverisë të v.1974 ajo është shpallur monument natyror me vlera shkencore, didaktike, estetike, turistike dhe ekonomike.

About Author

laxaro