Ëulfenia e Shtegut të Dhenve

Ëulfenia e Shtegut të Dhenve

Vulfenia e Baldacit. Takohet deri në lartësitë 1700m mbi nivelin e detit, në Shtegun e Dhenve që lidh luginën e Bogës me gropën e Thethit, në Majen e Parunit dhe Qafen e Shtogut. Përbën një biotop me llojin endemik shqiptar të Ëulfenia Baldaci e shoqëruar me Arabis alpina, Rumevscutatus, Doronicum australis etj. Si bimë endemike u zbulua për herë të parë nga studiuesi italian Antonio Baldaci. Është bimë barishtore me lartësi deri 25cm që çel në muajt qershor e korrik lule blu me shkëlqim. Ka vlera shkencore biologjike, didaktike dhe turistike.

About Author

laxaro