DËLLINJA(Juniperus communis)

DËLLINJA(Juniperus communis)

 Karakteristikat biologjike, veçoritë botanike

Bimë shumëvjeçare shkurrore që bën pjesë në familjen Cupressaceae e cila rritet në zona malore mbi 1200m mbi nivel të detit.  Dëllinja e zezë përshtatet në zona me klimë mesdhetare, në tokë kryesisht bazike. Lartësia e kësaj shkurreje drunore arrin deri në 2m, ku dallohet lehtësisht nga bimët e tjera nga forma halore e gjetheve. Maja e gjetheve është e mprehtë me dëllëzim paralel, ndërsa buza e llapës është e lëmuar ku përfundon me bazë të ngushtë. Kërcelli i Juniperus communis është drunor i pajisur me gjemba dhe rreshirë, fruti i saj ka formë sfere të vogël i cili kur piqet merr ngjyrë të zezë. Në vitin e parë frutat e dëllinjës janë jeshile ndërsa në vitin e dytë marrin ngjyrë të zezë. Këto të fundit përdoren në Angli për prodhimin e pijes Gin. Në zonat tona gjenden dy lloje të dëllinjave: 1-e zezë që ka veti mjekësore; 2- të kuqe të cilat gjenden edhe në zona të ulëta dhe nuk ka veti mjekësore.

KURIOZITET – dëllinja e zezë është përdorur për here të pare në Egjipt në vitin 1500 p.e.s, kundër dhimbjeve muskulare dhe të stomakut. Gjethet e dëllinjës përdoren kundër diabetit.

KUJDES – përdorimi afatgjatë i kokrrave të dëllinjës mund të shkaktojë irritime dhe dëmtime në veshka. Ajo praktikisht sforcon veshkën dhe epitelin prandaj rekomandohet për 30 ditë çdo 4-5 muaj.

PËRMBAN

 -Acide organike (frutat);

-Sheqerna natyrale(frutat dhe gjethet);

-Kalium (frutat);

-Kalcium (frutat).

-Juniperinë

-Esenca rreshire

VETITË dhe PËRDORIMI

-Efekt diuretic (pas 4 orësh konsumim të frutave fillon edhe efekti).

-Parandalon ngërçet dhe tonifikon muskujt;

-Vaji esencial përdoret për masazhe;

-Përdoret si antiseptic natyral;

-Për pastrimin e mushkërive;

About Author

laxaro