DAFINA(Laurus nobilis)

DAFINA(Laurus nobilis)

 Karakteristikat biologjike, veçoritë botanike

Bimë shumëvjeçare drunore me origjinë mesdhetare që arrin deri në 18 m nga familja Lauracea. Gjethet e dafinës janë me majë të mprehtë 6-12 cm të gjata dhe 2-4 cm të gjera (janë dy lloje dafinash: 1- gjethe gjëra, 2-gjethe ngushta) me dellëzim pendor, buzët e llapës janë të plota ndërsa baza e gjethes është e ngushtë. Lulet e dafinës janë me ngjyrë të verdhë të zbehtë në të gjelbër dhe çelin në fillim të korrikut dyshe pranë kthefit të gjethes. Frutat janë të rrumbullakët, kanë ngjyrë të zezë me shkëlqim dhe gjatësi 1 cm. Laurusnobilis shpeshherë ngatërrohet me Shnjemen në sajë të ngjashmërisë së gjetheve. “Shnjema nuk ka veti mjekësore si dafina, ajo kryesisht përdoret për të larguar erën e keqe të këmbëve”. Në mjekësi përdoret gjethi i dafines që është i pasur me hekur (kryesor për prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut).

 KURIOZITET –  gjethet e dafinës në kohen e lashtë u janë dhuruar studentëve gjatë diplomimit, kjo traditë lidhet me mitologjinë greke kur nimfa Dafine u shëndërrua nga Erosi në bimë dhe Apolloni u këput nga dashuria e saj, Dafine mori dhuratë pavdekshmërinë prandaj edhe kjo bimë qendron e gjelber gjatë gjithë kohës. Gratë shqiptare e kanë përdorur dafinen për prodhim sapuni dhe dizenfektues. Gjethet e Laurus i kanë mbajtur si hajmali kundër epidemive.

 KUJDES – nuk duhet të konsumojmë gjethet e dafinës të njoma pasi kanë shije të ithët.

PËRMBAN

-Vitamina A dhe C (frutat);

-Kalcium (gjethet dhe frutat);

-Magnez (gjethet);

-Hekur (gjethet ).

VETITË dhe PËRDORIMI

-Përmban esencë, substanca të hidhura, taninë.

-Përdoret kundër gripit si dhe bronkitit

Rregullon tretjen, nxitë humorin, forcon sistemin imunitar dhe kunder kancerit në mushkëri.

About Author

laxaro