Kategori: Monumente

Syri i Gjonit

Syri i Gjonit Gjëndet në afërsi të fshatit Grudë Fushë, komuna Gruemirë e Malësisë së Madhe. Burim karstik, që del në kontaktin e shkëmbinjve gëlqerorë të Alpeve Perëndimore me depozitimet kuaternare të Mbishkodrës. Është burim me prurje të madhe. Ka ujë gjatë gjithë vitit. Ujërat e tij përdoren për furnizimin e popullsisë me ujë të […]

Burimet e Rrjollit –Paja

Burimet e Rrjollit –Paja Këto burime kalojnë në të majtë të rrjedhës dhe afro 2,0km mbi shtratin e përroit më të njëjtin emër, mbi fshatin Kokaj dhe derdhet në liqenin e Shkodrës.  Kuota e daljes së tyre nga çarjet shkëmbore është afërsisht 500m Abs. Ky burim ka prurje 400-500l/sek. Në pjesën e sipërme pra derdhjes […]

Mullinjtë dhe venicat e Rrjollit

Mullinjtë dhe venicat e Rrjollit Nga “ Regjistri i Kadastrës dhe Koncensioneve për rrethin e Shkodrës  për vitet 1416 – 1417 në gjejmë se në gjatesinë e Lumit të Rrjollit kishte rreth 44 mullinj bloje si dhe valanica që prodhonin Shajak ,për veshjen e malësorve e tjerë ,por mullinjët dhe valanicat nuk ishin pronë vetëm e […]

Pusi i Lepuroshit

Pusi i Lepuroshit Figuron si pusi më i lashtë dhe më i thellë në rajonin e veriut. Mendohet të jetë mbi  400 vjeçar. Afër ketij pusi ka qënë posta ushtarake e austrisë dhe fshati Lepurosh.

Kisha dhe kroni I Letajve

Kisha dhe kroni I Letajve Ndodhet jo shumë larg njëri-tjetrit . Po të shohim kishës i kanë mbetur vetëm rrënojat e mureve sepse kjo figuron kishë me vjetërsi të lashtë. Ndërsa kroi ekziton edhe sot në gjendje siç ka qënë i ndërtuar para shumë vitesh.

Kalldremi I Rjollit

Kalldremi I Rjollit Eshtë një ndër kalldremet më të vjetër në Europë, ishte si rrugë lidhëse mes kalasë së Ballexës dhe kalasë së Marshejit. Nga banorët e zonës është njohur edhe si Kalldremi I Kadri Çelës. Ky ekziston edhe në ditët e sotme në gjendje shumë të mirë . Ai njihet gjithashtu nga guidat turistike […]

Kisha e Shën Gjonit ne Rrash-Kullaj

Kisha e Shën Gjonit ne Rrash-Kullaj Ndodhet në fshatin Rrash-Kullaj, jo shumë larg nga Gruemira. Kisha njihet si objekt i shumë i vjetër, mbi 1 mijë vjeçar . Ky objekt është vend i shenjtë ku vizitohet nga mijëra pelegrin dhe  ka të njëjtat vlera me Kishën e Lacit. Rrënojat e një Kishe apo Manastiri që […]

Gështenja e Reçit

Gështenja e Reçit E ndikuar nga klima, mikroklima dhe sidomos nga përbërja e tokës, Reçi është e vetmja zonë në Malësinë e Madhe ku rritet fruti i gështenjës, në një sipërfaqe rreth 500 ha, të cilat janë të shtrira në fshatrat Reç, Mosel, Qafëgradë, Repisht e Kokëpapaj. Nga kjo sipërfaqe rreth 350 ha janë gështenjë […]

Depozitimet fluvio – glaciale të Bogës

Depozitimet fluvio – glaciale të Bogës Ndodhen në fshatin Ducaj, 830 m mbi nivelin e detit. Janë depozitime të ardhura nga lugina akullnajore e Bogës. Kanë ardhur aty nga shpati i malit, prej përrenjve dhe prej ujrave gjatë shkrirjes së akullnajës në mal.

Kanioni i Poicës

Kanioni i Poicës Ka një gjatësi prej rreth 40 km. Quhet përroi i thatë sepse pavarësisht se ndodhet në një nga zonat me më shumë reshje në Shqipëri, shtrati i tij nuk ka ujë. Për shkak të terrenit të theksuar karstik, në pjesën më të madhe të vitit ka rrjedhje nëntokësore, dhe rrjedhje mbitokësore ka […]