Kategori: Atraksione

Gështenja e Reçit

Gështenja e Reçit E ndikuar nga klima, mikroklima dhe sidomos nga përbërja e tokës, Reçi është e vetmja zonë në Malësinë e Madhe ku rritet fruti i gështenjës, në një sipërfaqe rreth 500 ha, të cilat janë të shtrira në fshatrat Reç, Mosel, Qafëgradë, Repisht e Kokëpapaj. Nga kjo sipërfaqe rreth 350 ha janë gështenjë […]

Depozitimet fluvio – glaciale të Bogës

Depozitimet fluvio – glaciale të Bogës Ndodhen në fshatin Ducaj, 830 m mbi nivelin e detit. Janë depozitime të ardhura nga lugina akullnajore e Bogës. Kanë ardhur aty nga shpati i malit, prej përrenjve dhe prej ujrave gjatë shkrirjes së akullnajës në mal.

Kanioni i Poicës

Kanioni i Poicës Ka një gjatësi prej rreth 40 km. Quhet përroi i thatë sepse pavarësisht se ndodhet në një nga zonat me më shumë reshje në Shqipëri, shtrati i tij nuk ka ujë. Për shkak të terrenit të theksuar karstik, në pjesën më të madhe të vitit ka rrjedhje nëntokësore, dhe rrjedhje mbitokësore ka […]

Pusi i Gjek Markut

Pusi i Gjek Markut Gjendet në malin perëndimor të Bogës, një pus pafundësisht i thellë, nga gryka e të cilit del një ajër shumë i ftohtë. Ka formen e një boshti vertikal rreth 232m thellësi (e eksploruar). Ka një shkëmb shumë të madh përbri Shpellës. Gjek Marku (një banor i fshatit Bogë) ka rënë brenda […]

Shpella e Njerëzve të Lagur

Shpella e Njerëzve të Lagur Gjendet në fshatin Bogë, në shpatin juglindor të malit të Çardakut, në lartësinë 2050 m mbi nivelin e detit. Kjo shpellë ka zhvillim kryesisht vertikal, me puse apo oxhaqe të shumta, që ndërthuren me galeri horizontale. Me këtë ndërthurje ajo zbret deri në thellësinë 347m (pjesa e eksploruar), duke shënuar […]

Shpella e Puçit

Shpella e Puçit Shpella e Puçit gjendet 1800 m mbi nivelin e detit në malin e Çardakut në Bogë. Shpella në brendësi është 5km e gjatë. Kjo është ndër shpellat më të mëdha dhe interesante në Europë. Galeria e saj është aq e gjatë, saqë mendohet se lidhet edhe me shpellën e Husit. Shpella nuk […]

Ëulfenia e Shtegut të Dhenve

Ëulfenia e Shtegut të Dhenve Vulfenia e Baldacit. Takohet deri në lartësitë 1700m mbi nivelin e detit, në Shtegun e Dhenve që lidh luginën e Bogës me gropën e Thethit, në Majen e Parunit dhe Qafen e Shtogut. Përbën një biotop me llojin endemik shqiptar të Ëulfenia Baldaci e shoqëruar me Arabis alpina, Rumevscutatus, Doronicum […]

Mrizi (ahu) i Pleshtit (Bogë)

Mrizi (ahu) i Pleshtit (Bogë) Ndodhet 1000m mbi nivelin e detit. Përbën një dru me trung dhe kurorë të veçantë me lartësi 25m, diametër të trungut 1,5m dhe moshë mbi 250 – vjeçare. Ka vlera shkencore (biologjike dhe ekologjike), kulturore, didaktike dhe turistike.

Carraca e Vrrithit

Carraca e Vrrithit Gjendet në afërsi të fshatit Vrrith, në lartësinë rreth 900m mbi nivelin e detit. Është një dru carrace (Celtis australis) i veçuar. Lartësia e tij është 10m, diametri i trungut 1m, ndërsa mosha 200-vjeçare. Ruhet në gjendje të mirë nga vetë banorët e fshatit, të cilët pranë tij kanë hapur një pus […]

Blini i Bzhetës

Blini i Bzhetës Gjendet në lartësinë 400 m mbi nivelin e detit, me një moshë mbi 200 vjeçare, ngjyra e gjetheve ndryshon nga njëri krah i pemës në tjetrin, gjë e cila vihet re vetëm nga largësia. Thuhet se për mbrojtje nga erozioni, kjo pemë është mbjellur nga vetë banorët, gjë që kupohet edhe nga […]