ÇAJMALI (Bjeshke) (Origanum vulgare)

ÇAJMALI (Bjeshke) (Origanum vulgare)

 Karakteristikat biologjike, veçoritë botanike

 Bimë shumëvjeçare që rritet e lartë 30 – 80 cm, hemikriptofite. Lulëzon në muajt korrik – shtator. Erë e fortë. E gjithë bima ka në shumicën e rasteve ngjyrë të kuqërremtë në vjollcë, mbulohet nga qime. Kërcelli katror, i degëzuar mund të rezistojë gjatë dimrit në gjendje të tharë. Gjethet të përkundrejta, palët e të cilave këputen në anën e djathtë, me bisht, ovale, të gjera mbi 15 mm, të pajisura me dhëmbë të vegjël. Sythat boshtorë sqetulorë, janë zhvilluar. Lulet rozë të vendosura në kalli katërkëndorë që ngjajnë me një korimbë. Braktet me nuancë vjollcë e tejkalojnë kupen e cila është si një tub me 5 dhëmbë pothuajse të njëjtë, pa qime.

PËRMBAN

-Antioksidantë natyralë (kërcelli, lulet dhe gjethet);

-Polyfenol anti-inflamator (kërcelli, lulet dhe gjethet)

-Diterpenoide (lulet)

VETITË

-Tonike

-Stimulante;
-Diuretike

-Antispazodike

-Për trajtimin e problemeve respiratore si kolla, tonsilitet, bronkitet dhe azma.

-Vaji i holluar mund të përdoret nga jashtë për dhembjen e dhëmbëve dhe kyçeve.

About Author

laxaro