Byreku me nena

Byreku me nena

Nena (Chenopodium bonus-henricus) është barishte e egër që njihet ndryshe edhe si spinaq i egër.
Ajo përdoret kryesisht nga barinjtë e Kelmendit të cilët frekuentojnë bjeshkët e zonës gjatë muajve të verës, por sigurisht edhe nga amvisat për përgatitjen e byrekut.
Kjo e fundit është pjata më e njohur dhe e përgatitur më shpesh nga familjet e zonës.
Hollimi i petëve të byrekut bëhet në mënyre artizanale, pra manualisht nga zonjat e shtepisë, ndersa për mbushjen përdoren gjethet e freskëta të nenave, mazë çapre e zonës ose gjalp po i zones dhe pak kripë.

About Author

laxaro