Burimet e Rrjollit –Paja
Burimet e Rrjollit –Paja
Këto burime kalojnë në të majtë të rrjedhës dhe afro 2,0km mbi shtratin e përroit më të njëjtin emër, mbi fshatin Kokaj dhe derdhet në liqenin e Shkodrës. Kuota e daljes së tyre nga çarjet shkëmbore është afërsisht 500m Abs. Ky burim ka prurje 400-500l/sek. Në pjesën e sipërme pra derdhjes së ujërave te ketyre burimeve, përroi është kryesisht i thatë, sidomos gjatë verës. Vetëm në periudhë shirash dhe kur malet janë me dëborë në këtë zonë rrjedhin ujëra të cilat bashkohen me ato në Paja.
Ushqimi i këtyre burimeve është territori karstik i faqeve perëndimore të malit Bishkasit dhe majës së Synit, ku duken një sërë luginash qorre, ujërat e të cilave nuk kanë derdhje sipërfaqësore, por kalojnë nën tokë në çarjet e shkëmbinjve.
Përdoret për ujë të pijshëm. Ujësjellësi i Rrjollit është nga ujësjellësit me cilësi më të lartë në Ballkan e Europë. Rrjolli përdoret për ujitje deri në 10 qershor pastaj uji pakësohet dhe përdoret vetëm për ujë të pijshëm.
Mbi bazën e të dhënave të shpërndarjes së normës së rrjedhjeve vjetore marrin ujë burimet e Syrit te Gjonit dhe Vrakës.