Bujtina Maja e Shënikut

1. Emri

 

             Bujtina “Maja e Shënikut
2. Pronari Gjon Turkaj
3. Fshati Nikç
4. Nr. Kontakti 069 2435466 / 0698769279 (Viber & WhatsApp )
5. Ad. Emaili mirelaturkaj@gmail.com

 

6. Website
7. Nr. Dhomash 5
8. Nr.  Shtretër 16
9. Nr. Tualete 2
10. Çmimi/ Fjetje + mëngjes  + drekë + darkë 3.000 mijë lekë/ 25 euro
11. Gjuhë e huaj që përdoret Italisht, Anglisht
12. Sezoni që është hapur 12 muaj
13. Kapaciteti i bujtinës 20 persona
14. Pjatat tipike Djathë i zier, kaçimak, byrek me nena bjeshke, mish në hell, patate furrë, revani.
15. Shërbimet që ofron Ushqim-akomodim, camping, parking, wifi, guide, transport me kuaj.

 

16. Përshkrim Maja e Shenikut arrin lartësinë 2554 m, dhe si mali më i lartë në Kelmend, bujtina mban këtë emër. Përballë tij, si një amfiteater dhe krenar qëndron “Fortesa e Kelmendit” (link), monument natyre për rolin mbrojtës nga pushtuesit ndër vite. Për të arritur te bujtina “Maja e Shenikut” nga Tamara, duhet ndjekur për rreth 1 orë (me makinë) një rrugë e paasfaltuar, e cila ju prezanton me jetën e këtij fshati, tipike e të parëve tanë, dhe përgjatë gjithë rrugës të shoqëruar nga zhurma gurgulluese e lumit Cem, e vetmja që i jep jetë udhëtimit tuaj.

Përveç natyrës së rrallë, në këtë bujtinë do të shijoni djathin e zier, mishin e tharë, byrekun me nenat e bjeshkëve,  pataten e zonës të pjekur me mazë, lëngje nga frutat e fshatit Nikç, etj., receta që i ruajmë dhe i përcjellim te brezat e rinj me shumë fanatizem.

Po me aq fanatizem ruajmë lidhjet miqësore me klientët, me anë të mikëpritjes karakteristike të malësorëve.

 

About Author

laxaro