Bujtina Agroturizem Rruga e Mullirit

1. Emri Bujtina “Agroturizem Rruga e Mullirit”
2. Pronari Zina Markaj
3. Fshati Reç
4. Nr. Kontakti +355 69 31 98 026
5. Ad. Emaili markaj.mirash@yahoo.com
6. Nr. Dhomash 3
7. Nr.  Shtretër 5
8. Nr. Tualete 2
9. Çmimi

 

2000 lekë/person

 

10. Gjuhë e huaj që përdoret Shqip, Anglisht
11. Sezoni që është hapur              Gjithë vitin
12. Kapaciteti 15 – 20 persona
13. Pjatat tipike Patate me mazë në furrë, mish ferliku ose në furrë, lëng shege dhe thane, gështenja.
14. Shërbimet që ofron Info për zonen, guide, fjetje, ushqim.
15. Përshkrim “Agroturizem Rruga e Mullirit” ka si  qëllim ofrimin e shërbimit të turizmit malor për turistë vendas dhe të huaj që pëlqejnë të vizitojnë zonën e Reçit në Malësi të Madhe. Aktualisht aktiviteti ynë është i organizuar në formën e një guesthouse në kapacitetin 3 dhoma me nga 2 shtretër, me ushqim tradicional, guida në arealin e pyllit të gështenjave, në Repisht, Luginen e Rrjollit, Kalanë e Ballezës, Shpellën e Pëllumbave, rrënojat e kishës së Shën Ilias, etj. Aktivitete argëtuese me revokim të traditave kulturore të zonës.

Gatimi është njëherësh traditë, art dhe teknologji. Në kuptimin filologjik, zona jonë përfaqëson një thesar me gatime të bazuara kryesisht në produkte të zonës, traditë e krijuar ndër shekuj dhe në shfrytëzim të burimeve natyrore e bimore të zonës.

Nisur nga karakteri i aktivitetit që realizojmë, plotësimi i kushteve për turistët vendas apo të huaj mbetet shërbimi në cilësi të lartë, kohë dhe sasi.

About Author

laxaro