Boronica e Kelmendi

Boronica e Kelmendit është një frut shumë i veçantë, del dhe rritet spontanisht në bjeshkët e Kelmendit. Ajo ka ngjyrë blu të errët dhe është pak e madhe sesa boronicat e zonave të tjera. Vetitë kurative të Boronicës janë disa, ajo ndihmon trurin, zemrën si edhe mbron sytë dhe lëkurën. Ulin dëmtimin e ADN-së, duke ndihmuar në mbrojtjën kundër plakjes dhe ndaj tumorëve. Mbrojnë kolesterolin në gjak dhe ulin presionin e gjakut. Ndihmojnë në funksionimin e trurit dhe në përmirësimin e kujtesës.

Përbërësit e boronicave ndihmojnë në luftën kundër infeksioneve urinare dhe kanë efekt anti-diabetik. Boronica në Kelmend akoma vazhdon të mblidhet në mënyrë tradicionale duke u përzgjedh kokërr për kokërr. Ajo tashmë tregtohet e njomë, e tharë por  edhe e përpunuar duke e kthyer në lëng, liker, reçel, raki me boronicë etj.

Kontakte:

Gjystina Grishaj – Lepushe/ 069 620 4017 (viber, watsapp)

Rrok Bujaj – Tamare/ 069 223 3587

About Author

admin