Blini i Bzhetës

Blini i Bzhetës

Gjendet në lartësinë 400 m mbi nivelin e detit, me një moshë mbi 200 vjeçare, ngjyra e gjetheve ndryshon nga njëri krah i pemës në tjetrin, gjë e cila vihet re vetëm nga largësia. Thuhet se për mbrojtje nga erozioni, kjo pemë është mbjellur nga vetë banorët, gjë që kupohet edhe nga fakti që është i vetmi bli në të gjithë shpatin, i cili rrethohet vetëm nga pemë shkurrore. Përveç vlerave natyrore, Blini i Bzhetës ka shumë rëndësi edhe për kujtesën komunitare të zonës, e cila mban mend kur nën hijen e tij, në shek. XVIII, mblidheshin burrat e Shkrelit për të diskutuar mbi rindërtimin e kishës katolike, e shkatërruar dhe e mbyllur disa herë në periudha të ndryshme, turke, malazeze apo komuniste.

About Author

laxaro