Bletari Kurtaj

Familja Kurtaj ka breza që jeton në një fshat të vogël të Njësisë Administrative Gruemire, të quajtur Lepurosh. Pasioni i Selmanit (kryefamiljarit) për bletët ka filluar që në vitin 1989 ku ai bleu vetëm një koshere blete dhe filloj të kujdesej për të dhe më pas për mbarështimin e tyre të mëtejshëm. Për shumë vite Selman ka punuar gjithashtu edhe si mësues biologji-kimie në zonë dhe më pas kryerjes se studimeve ne infermieri është pozicionuar si infermier në një fshat të zonës së tij. Duke qënë se për shumë vite ka patur numër të vogël bletësh, ai e ka parë bletarinë më tepër si pasion sesa mundësi të ardhurash ekonomike.

Çdo herë mjalta e prodhuar aty ka qënë e një cilësie të lartë dhe kërkesat vit pas viti janë shtuar. Duke parë rritjen e kërkesave Selmanit i lindi nevoja e shtimit të numrit të bletëve dhe rrjedhimisht të sasisë së prodhimit të mjaltës.

Aktualisht Selmani zotëron rreth 70 bletë dhe prodhimi vit pas viti është në rritje. Në vitet e ardhshme ai mendon të zgjerojë edhe më tej bletarinë si biznes familjar.

Edhe pse i angazhuar me punë në profesionin e tij, ai kohën e lirë e kalon duke punuar me bletët dhe duke u kudjesur për to. Po ashtu edhe gruaja dhe fëmijët, përvec angazhimeve të tyre në studime dhe profesione të ndryshme ndihmojnë prindërit në këtë biznes.

Resurset e vendit dhe klima e përshtatshme aty, favorizojnë shumë zhvillimin e bletarisë si dhe cilësinë e mjaltit të prodhuar aty.

Llojet e produkteve që prodhon për momentin janë: mjaltë gështenje, mjaltë shumëlulesh, mjaltë trumze dhe dyll.

Çmimet e mjaltit janë:

-mjaltë gështenje: 1.500 lekë/kg

-mjaltë shumëlulësh: 1.500 lekë/kg.

-mjaltë trumze: 1.500 lekë/kg.

 

Kontaktet e Selman janë:

Cel/Whats app: 0682576379

E-mail: qamilkurtaj1@gmail.com

Facebook: Qamil Kurtaj

About Author

admin